Klubi futbollistik 2 Korriku nga Prishtina ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen në Gothia Cup 2026, turneun më të madh ndërkombëtar të futbollit për grupmoshat e reja, i cili po mbahet në Goteborg të Suedisë.
Në konkurrencën e 252 ekipeve në kategorinë B15, futbollistët e rinj të 2 Korrikut u renditën ndër tetë ekipet më të mira të turneut, duke dëshmuar talent, cilësi dhe përkushtim në arenën ndërkombëtare.
Përveç suksesit sportiv, klubi arriti edhe një vlerësim të veçantë, duke u shpallur fitues i çmimit “Best Outfit Aëard 2026” në ceremoninë hapëse të turneut, mes ekipeve nga dhjetëra shtete të botës, për paraqitjen më të mirë me kostume kombëtare.
Klubi prishtinas është përgëzuar edhe nga Ministria e Sportit dhe Rinisë.
“Ministria e Sportit dhe Rinisë përgëzon KF 2 Korriku për këtë paraqitje të shkëlqyer, e cila promovon me dinjitet sportin, kulturën dhe identitetin e Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare. Urime lojtarëve, trajnerëve dhe gjithë stafit të klubit për këtë sukses të merituar”, shkruan Ministria.


