Tuesday, 21. July 2026
Sport

🔥 “Tërbohen” tek Argjentina për arsyen e çuditshme, gjejnë fajtorin te goli i papritur i Spanjës (Video)

GS 20/07/2026 1 Min. Lesezeit

Spanja fitoi Botërorin për herë të dytë në historinë e saj. Ishte goli i Ferran Torres në minutën e 106-të, që vulosi fatin e finales me Argjentinën.

Tek Argjentina është piketuar një lojtar, i cili konsiderohet fajtor. Bëhet fjalë për Xhuliano Simeonen, i cili u aktivizua nga stoli.

Simeone ndalon në momentin vendimtar, duke e lënë Torresin që të ishte i vetëm në zonë. Arsyeja është një çmenduri, pasi Simeone vërehet që po rregullon çorapet në momentin kur Torres ndjek aksionin e golit.

23-vjeçarit padyshim që do i kujtohet gjatë ky episod. Lojtari i Atletiko Madrid është në qendër të kritikave për momentin.

Goli i Ferran Torres: (VIDEO)

Teilen: