Tuesday, 21. July 2026
Futboll

🔥 Maldini i propozoi stolin e Italisë, mësohet përgjigjja e Guardiolës

GS 20/07/2026 1 Min. Lesezeit

Gjatë fundjavës së kaluar, Paolo Maldini, tashmë në postin e Drejtorit Teknik të Italisë dhe këshilltari i tij, Leonardo, udhëtuan drejt Barcelonës, për t’i propozuar Pep Guardiolës një marrëveshje 4-vjeçare për të marrë drejtimin e Italisë.

Megjithatë, diskutimet thuhet se nuk e ndryshuan qëndrimin e ish-trajnerit të Manchester City. Në fakt, Guardiola thuhet se ka riafirmuar dëshirën e tij për të bërë një pushim pas aventurës së tij në klub, duke i dhënë përparësi kohës me familjen e tij dhe larg nga stoli.

Edhe pse Guardiola e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të drejtuar një ekip kombëtar, mesa duket ky nuk është ende momenti i duhur për spanjollin, i cili preferon të pushojë.

Teilen: