Spanja mposhti 1-0 Argjentinën në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, falë golit të Ferran Torres në pjesën e dytë të shtesës prej 30 minutash, pasi koha e rregullt u mbyll 0-0.
Për herë të parë pas 50 vitesh, në finalen e Botërorit nuk luajti asnjë lojtar i Serie A. Nico Paz dhe Lautaro Martinez nuk u aktivizuan për asnjë minutë në finalen e mbrëmshme. I vetmi që lidhet me Serie A është Nico Gonzalez, i cili është nën pronësinë e Juventusit.
Por, duke qenë se sezonin e kaluar ishte i huazuar tek Atletico Madrid, janë pikërisht madrilenët klubi me të cilin ai është regjistruar në listën e Botërorit dhe mbrëmë figuronte si lojtar i “Colchoneros”.
Teilen: