Wednesday, 22. July 2026
Sport

Eliminatoret e Champions League në RTSH/ Egnatia dhe Celje thuajse të sigurta për rivalin e turit të tretë

GS 22/07/2026 1 Min. Lesezeit

Pasditen e djeshme (21 korrik) në Jerevan të Armenisë skuadra e Ararat ka mundur 2-0 Shamrock Rovers-in duke hedhur një hap të rëndësishëm në turin e tretë eliminator të Champions League 2026-2027.

Për sportdashësit shqiptar ky duel ka mjaft rëndësi pasi sipas shortit të hedhur nga UEFA do të jetë pikërisht fituesja e këtij çifti rivali i radhës i çifit Egnatia-Celje.

Për të dy skuadrat që do të ndeshen sot në Egnatia Arena, në një ndeshje, e cila vjen për publikun shqiptar nëpërmjet Rrjetit të Radio Televizonit Shqiptar, rezultati në Jerevan është një plus i madh morali pasi Ararat konsiderohet si një rival i kalueshëm si nga Egnatia dhe nga Celje. A.V.  

Teilen: