Mesfushori shqiptar ka rinovonuar sot kontratën me FC Bayern. Sipas akordit 17 vjeçari do të kthehet në një lojtar profesionist në momentin që do të festojë 18 vjetorin e lindjes më 19 maj të 2027-ës.
Bayern në sezonin 2025/26 i ka dhënë mjaft hapësirë lojtarëve të akademisë. Nën drejtimin e Vincent Kompany talentet e skuadrave U-20 kanë luajtur plot 1.546 minuta në këtë sezon.
“Erblini ka lindur në Mynih dhe është një talent i pastër bavarez. Ai ka debutuar me ekipin tonë të parë dhe ne jemi të bindur se ai mund të zhvillohet edhe më shumë. Jemi të lumtur që ai ka konsideruar Bayern-in si klubin ideal për të hedhur hapin e radhës”, tha Drejtori i Zhvillimit të Talenteve në klub, Jochen Sauer. A.V.