Wednesday, 22. July 2026
Sport

Ballkani humb avantazhin në Irlandë dhe përmbyset nga Bohemians

GS 22/07/2026 1 Min. Lesezeit

Nga 0-1 në 2-1. FC Ballkani e ka humbur avantazhin në Dublin.

Kampionët e Kosovës e kishin mbyllur pjesën e parë në epërsi 0-1 me penalltinë e Toni Domgjonit në minutën 29′, por u ndëshkuan në pjesën e dytë.

Bohemians barazoi me James-Taylor D. në minutën 76′ pas asistimit të Devoy D. për 1-1, për të përmbysur gjithçka në minutën e 89-të.

Irlandezi Tierney shënoi golin e fitores 2-1 me një goditje fantastike nga jashtë zonës, duke vulosur ndeshjen e parë të Cerekfinales kualifikuese të Conference League.

Ndeshje me dominim total të irlandezëve – 65% posedim dhe 10 goditje drejt portës, ndaj 35% të Ballkanit. Ballkani e mbylli ndeshjen me 3 kartonë të verdhë.

Ndeshja kthyese luhet në “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Teilen: