Ashtu siç edhe pritej, Kupa e Botës do të ndryshonte vlerat në treg për shumë futbollistë. Transfermarkt ka bërë një përditësim të fundit për vlerën e yjeve që morën pjesë në treg .
Në krye të listës qëndrojnë Lamine Yamal dhe Erling Haaland me nga 220 milionë euro secili. Lamine Yamal është futbollisti i ri më i shtrenjtë në histori që tejkalon një vlerësim prej 200 milionë eurosh.
Podiumi mbyllet me Kylian Mbappe, që sot kushton 200 milionë euro. Një rritje të vlerës me 20 milionë euro ka pasur edhe Michael Olise, i cili aktualisht vlen 170 milionë euro, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në treg në historinë e Bayern Munich.
Me pas vijnë Bellingham me 160 milionë euro, Pedri 150 milionë euro dhe Vinicius Junior me 140 milionë euro. Elliot Anderson dhe Julián Álvarez gjithashtu rritën vlerën e tyre të tregut, duke arritur përkatësisht 120 dhe 110 milionë euro.
Ndërsa dy “veteranët” e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, sigurisht që kanë një çmim qesharak në krahasim me emrat mësipër. Ronaldo vlen vetëm 10 milionë euro, Messi 15 milionë euro.