Thursday, 23. July 2026
Sport

Myrti Uzuni rikthehet me gol në MLS

GS 23/07/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni është rikthyer me gol pas pushimit të kampionatit për shkak të Botërorit.

Goli i Uzunit erdhi në minutën e 86′ për të kaluar në avantazh Austin përballë Seattle Sounders.

Pas një asisti nga Ervin Torres, Uzuni e pati të thjeshtë të dërgonte topin në rrjetë për skuadrën e tij.

Në fund Austin triumfoi me shifrat 3-1 teksa pozicionohet në vendin e 14-të me 17 pikë në MLS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Teilen: