Thursday, 23. July 2026
Sport

Zyrtare: Futbollisti i Kombëtares së Kosovës transferohet në Lituani

GS 23/07/2026 1 Min. Lesezeit

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati është transferuar te skuadra nga Lituania, Kauno Zalgiris.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga kampionët e Lituanisë.

Kastrati aktivizohet si qendërmbrojtës ndërkohë që me Kosovën i ka regjistruar 15 paraqitje.

Ai në karrierën e tij është aktivizuar edhe me Diosgyor, Widzew Lodz, Ujpest FC.

Si futbollist është zhvilluar në Itali te Roma dhe Bologna.

Teilen: