Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore fantastike kundër ekipit skocez, Hibernian, në ndeshjen e parë, të vlefshme për kualifikime në Konferencë Ligë.
Ekipi kosovar kaloi në epërsi në minutën e 21-të me një gol të Kreshnik Ukës, transmeton lajmi.net.
Në pjesën e dytë, ekipi skocez pati më shumë nga loja, por nuk arriti të shënonte. Kur të gjithë po mendonin se ndeshja do të përfundoj me rezultat 1:0, Malisheva përsëri doli në skenë.
Kreshnik Uka me një driblim të bukur, arriti të lë mbrapa dy lojtarët kundërshtarë dhe pasoi bukur tek Vlamir Nafiu i cili arriti të shënoi një gol të bukur.
Malisheva shkon në ndeshjen e dytë me epërsi komode kundër skocezëve. Ndeshja e dytë do të jetë me 30 korrik, në Skoci./lajmi.net/
Teilen: