Thursday, 23. July 2026
Futboll

“Nuk e njoh personalisht Yamal-in, por nuk do të jetë kurrë si Messi”, Adeyemi nuk kursehet aspak ndaj shokut të ri të skuadrës

GS 23/07/2026 1 Min. Lesezeit

Ditën e sotme, Barcelona zyrtarizoi transferimin e Karim Adeyemi nga Borussia Dortmund për 22 milionë euro plus 7 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Gjatë prezantimit të tij te Barcelona, Adeyemi u ndal edhe te Lamine Yamal, duke treguar se mezi pret të ndajë fushën me të dhe e shikon atë si fituesin e mundshëm të “Topit të Artë”.

“Nuk e njoh personalisht Yamal-in, por ajo që bën në fushë flet vetë. Ai është i jashtëzakonshëm, shënon gola, krijon raste dhe mendoj se mund të ndërtoj një lidhje të shkëlqyer me të në fushë.

Nuk mendoj se Lamine do të mërzitet nëse them se askush nuk do të jetë kurrë si Messi. Të gjithë duhet të jenë vetvetja. Lamine po luan në një nivel të mahnitshëm, ai duhet të gjejë rrugën e tij dhe është e sigurt se ai ka një shans të vërtetë për të fituar “Topin e Artë” këtë vit”, tha Adeyemi.

Teilen: