Thursday, 23. July 2026
Sport

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

GS 23/07/2026 1 Min. Lesezeit

Fituesi i Kupës së Kosovës, Dukagjini, është mposhtur me rezultat minimal 1:0 nga Lugano në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.

Skuadra zvicerane e nisi më mirë takimin dhe krijoi më shumë raste, ndërsa golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Renato Steffe, në minutën e 31-të.

Përkundër humbjes, Dukagjini zhvilloi një paraqitje dinjitoze dhe ishte pranë golit të barazimit në minutën e 65-të, kur Jeudi Stevenson goditi shtyllën. Afër barazimit skuadra nga Klina ishte edhe në minutat e fundit, kur Mërgim Pefqeli përpak sa nuk e befasoi portierin vendas me një goditje nga distanca. Nga minuta e 87-të, ekipi i drejtuar nga Arsim Thaçi mbeti me dhjetë futbollistë pas përjashtimit me karton të kuq të Arvanit Rexhajt.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave, ku Dukagjini do të synojë të shkaktojë befasi dhe të sigurojë kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League.

Teilen: