Jurgen Klopp rikthehet në skenën e futbollit duke e marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë.
52-vjeçari edhe zyrtarisht të premten u bë përzgjedhës i gjermanëve duke nënshkruar kontratë katërvjeçare me Federatën e Futbollit të Gjermanisë, DFB.
Klopp që udhëhoqi Liverpoolin deri në vitin e kaluar, vendosi të pushoj dhe të qëndroj larg futbollit, por nuk mundi të refuzoj ofertën për të udhëheq kombëtaren e shtetit të tij.
Në konferencën për gazetarë, Klopp tha se është i nderuar për këtë detyrë të madhe të cilën nuk e kishte paramenduar të tillë, por ka një ide të çartë se si ta këndell kombëtaren gjermane, që dështoj sërish.
Në fakt, që nga viti 2016 kur Gjermania u eliminua në çerekfinale, në asnjë ngjarje të madhe nuk ka arritur më lartë për t’u eliminuar herët edhe në Botërorin që sapo përfundoi.
Ai do të nis detyrën si përzgjedhës i Gjermanisë, më 15 gusht për ta vazhduar më tej me duelet e para të Ligës së Kombeve, ndërsa ka kontratë deri pas përfundimit të Botërorit të vitit 2030.