Friday, 24. July 2026
Sport

Botërori 2026 dhe fluksi i madh i parave të luajtura në baste, Grupi i Kopenhagenit zbulon 4 momente kritike mes tyre dhe çështja “Balogun”

GS 24/07/2026 2 Min. Lesezeit

Botërori 2026 ashtu si eventet e tjera nuk i ka shpëtuar monitorimit nga ana e Grupit të Kopenhagenit, organ i pavarur, i cili heton manipulime të mundshme të ndeshjeve duke llogartitur fluksin e parave që luhen për eventet në fjalë.

Grupi i Kopenhagenit, i krijuar në 2016-ën për të ndaluar manipulimin e ndeshjeve, kategorizon ngjarjet dhe i etiketon ato me një ngjyra: jeshile (normale), e verdhë (alarm pak i rritur), portokalli (alarm i rritur) dhe e kuqe (alarm i lartë).

Sipas Grupit të Kopenhagenit për 104 ndeshjet e Botërorit 2026 janë luajtur 240 miliardë dollarë amerikanë. Përveç shifrës “The New York Times” ka mësuar se gjatë turneut ky organ ka sinjalizuar plot katër momente me “flamur të verdhë”.

Sipas Grupit të Kopenhagenit, i cili është “arma” e Këshillit të Europës” për të mbrojtur integritetin e sportit, “Polymarket” është lejuar që të pranojë baste mbi aktivizimin ose jo të Balogun përballë Belgjikës edhe pse sulmuesi siç dihet një ndeshje më parë kishte marrë karton të kuq. Ky bast u pranua që në ditën kur sulmuesi i SHBA u përjashtua nga takimi me Bosnje dhe Hercegovinën.

Ajo që ngre dyshime nga ky raport i Grupit të Kopenhagenit është fakti se në asnjë prej 14 kartonëve të kuq që u morën në këtë turne nuk u pranua ky bast ndërsa përjashtim u bë vetëm rasti i Balogun.

Grupi i Kopenhagenit thuhet se i ka dërguar një kërkesë zyrtare FIFA-s për një shpjegim me shkrim në lidhje me situatën e Balogun.

Raporti i plotë ende nuk është publikuar, por Këshilli i Evropës publikoi një përmbledhje të gjetjeve të tij, dhe u zbuluan se janë dhe tre episode të tjera nën hetim:

  • Kartoni i kuq i Themba Zwane në minutat e fundit të takimit mes Afrikës së Jugut dhe Meksikës.
    • Polymarket pranoi 4.8 milionë dollarë baste që Spanja ose barazonte ose humbte përballë Kepit të Gjelbër, takim ky që përfundoi 0-0.
      • Një rishikim prej tre minutash e gjysmë nga VAR, i cili anuloi një gol të Ferran Torres të Spanjës në fitoren 4-0 përballë Arabisë Saudite.Përgatiti A.V.

Teilen: