Ylli i Bayern Munichut, Jamal Musiala, i është nënshtruar një tjetër operacioni, raporton Kicker.
Mesfushorit gjerman iu hoq pllaka metalike që i ishte vendosur pas dëmtimit të rëndë të pësuar një vit më parë në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit, në Kupën e Botës për Klube.
Sipas të njëjtit burim, Musiala pritet t’u rikthehet stërvitjeve individuale më 31 korrik. Nëse rikuperimi vazhdon sipas planit, 23-vjeçari mund të rikthehet në fushë më 22 gusht, në kohë për ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Borussia Dortmundit.
Në sezonin 2025/26, Musiala zhvilloi 24 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 6 asistime.
Teilen: