Juventusi do të jetë me shumë mungesa ndaj Standard Lieget të Belgjikës.
Në mesin e atyre që mungojnë është edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova.
Juventusi ka publikuar të premten pasdite listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në Liege për miqësoren që luhet të shtunën nga ora 20:00.
“Tuttomercatoweb” ka shkruar të premten se Zhegrova ka punuar i ndarë nga grupi gjatë kësaj jave dhe është nën mbikëqyrjen e stafit të trajnerëve.
Mungon edhe ylli i ekipit, Kenan Yildiz, por edhe Arkadiusz Milik e Teun Koopmeiners.
Në mesin e të ftuarve është sulmuesi shqiptar, 18-vjeçari Arman Durmishi.
Durmishi është pjesë e Shqipërisë U19 dhe i ka katër gola në gjashtë ndeshje.
Durmishi luan për të rinjtë e Juventusit.