Friday, 24. July 2026
Sport

Lebron James befason me vendimin, do të luaj për Philadelphia 76ers

GS 24/07/2026 1 Min. Lesezeit

LeBron James i ka dhënë fund dilemave. Ylli i NBA-së ka vendosur ta veshë fanellën e Philadelphia 76ers, ka konfirmuar vetë basketbollisti në një postim në rrjetet sociale të premten.

Jamesi ishte pa skuadër pasi i mbaroi kontrata me Los Angeles Lakersin.

41-vjeçari, që mbush 42 në dhjetor, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Philadelphian, ku do të përfitojë rreth 8 milionë euro. E ka mundësinë e vazhdimit edhe për një sezon. 

James ka thënë se beson se mund ta ndihmojë Philadelphian drejt fitimit të një kampionati. Ka shtuar se do të jetë skuadra e fundit në karrierë. 

Te Philadelphia do ta gjejë Joel Embiidin, Jaylen Brownin e Tyrese Maxeyn.

Kësisoj, një prej basketbollistëve më të mirë në histori do të kthehet të luajë për një skuadër të Lindjes pas aventurës me Cleveland Cavaliersin (2003 – 2010 / 2014 – 2018).

Teilen: