Anthony Joshua dhe boksieri shqiptar Kristian Prenga kanë përfunduar me sukses peshimin zyrtar para duelit të shumëpritur që do të zhvillohet të shtunën mbrëma në Xhedah të Arabisë Saudite.
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda rezultoi me 113.9 kilogramë, ndërsa Prenga ishte më i rëndë në peshore, duke regjistruar 118.6 kilogramë.
Për Joshuan, kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi rikthehet në ring pas një periudhe mungese dhe synon ta nisë me fitore një kapitull të ri në karrierën e tij.
Britaniku konsiderohet favorit absolut për këtë përballje falë përvojës së madhe dhe rekordeve të tij në boksin profesionist. Ai ka qenë dy herë kampion bote në kategorinë e peshave të rënda dhe synon të rikthehet në nivelin më të lartë të këtij sporti.
Teilen: