Sunday, 26. July 2026
Futboll

Inter dhe Barcelona mbeten pas, dy klube të tjera të mëdha në garë për Cuti Romero

GS 26/07/2026 1 Min. Lesezeit

Cuti Romero ka vendosur të largohet këtë verë nga Tottenham, edhe pse është ende nën kontratë deri në vitin 2029 me londinezët. Për argjentinasin ka interes konkret nga disa klube të mëdha.

Përveç Barcelonës dhe Interit që janë përfolur prej ditësh për interesimin e tyre ndaj Romero, në lojë janë futur edhe Arsenal me Atletico Madridin.

Pas dëmtimit të William Saliba, “Topçinjtë” kanë piketuar pikërisht yllin e rivalëve si profilin e duhur për të forcuar mbrojtjen e tyre. Megjithatë, duket e vështirë, gati e pamundur që Tottenham të pranojë largimin e Romero drejt Arsenalit.

Po ashtu në garë për argjentinasin është futur edhe Atletico Madrid. Për ekipet jashtë Premier League, Tottenham ka vendosur shifrën 50 milionë euro për kartonin e Romero. Shifra do të jetë akoma më e shtrenjtë në rast të një transferimi të argjentinasit brenda Premier League.

Teilen: