Drejtuesit e Real Madridit po punojnë njëkohësisht të mbyllin dy marrëveshje sa më shpejt. I pari është Yan Diomande, i dyti Rodri.
Përsa i përket “MVP-së” së Botërorit, Real Madrid po përgatit ofertën e parë në drejtim të Manchester City. Nicolo Schira zbulon se kjo ofertë do të jetë 50-60 milionë euro, shumë larg pritshmërive të “Qytetarëve”.
City ka lënë së fundmi të kuptohet se Rodri do të largohet vetëm për një ofertë 80 milionë euro. Vetë lojtari ka dhënë miratimin e tij për t’u transferuar në Madrid dhe ka rënë parimisht dakord për kushtet personale. Tani duhet gjetur vetëm gjuha e përbashkët mes klubeve.
Kujtojmë që Rodri ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Manchester City-n dhe nuk ka pranuar rinovimin. Nëse nuk pranon shitjen e tij këtë verë, City rrezikon ta humbë një vit më pas si lojtar të lirë.