Përforcimi i radhës për Skënderbeun vjen nga Greqia fqinje. Giorgios Lagonidis është zyrtarisht lojtari më i ri i korçarëve, të cilët fuqizojnë qendrën e mbrojtjes.
“Giorgios Lagonidis, zyrtarisht bardhekuq. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar vjen me eksperiencë nga futbolli grek, ku ka qenë pjesë e Volos NFC dhe Paok B”, – shkruan klubi korçar në njoftimin për afrimin e fundit, pa dhënë detaje në lidhje me kontratën e tij.
Bie në sy fakti se ashtu si në afrimet e mëparshme të Skënderbeut në merkaton e verës, kemi të bëjmë me një futbollist të ri në moshë. Është një strategji e njohur e korçarëve kjo prej vitesh.
Trajneri Julian Ahmataj ka tashmë një skuadër më të kompletuar, por me siguri klubi do të bëjë të tjera lëvizje në hyrje para se të fillojë kampionati i ri.