Wednesday, 29. July 2026
Sport

Neuer lajmëron lamtumirën: S’i luaj ndeshjet për të thënë se ishte e fundit, me shumë mundësi tërhiqem në fund të sezonit!

GS 29/07/2026 1 Min. Lesezeit

Portieri i Bayern-it të Mynihut, Manuel Neuer, ka lënë të kuptohet se sezoni që pritet të startojë pas pak ditësh mund të jetë i fundit i një karriere legjendare.

Kapiteni i Bayern-it firmosi kontratën e re një vjeçare pak javë më parë dhe do të qëndrojë në klubin bavarez deri në fund të sezonit 2026/27.

40-vjeçari ka nisur të mendojë për fundin e karrierës dhe se po afron momenti kur duhet që të heqë dorezat një herë e mirë.

“Nuk i luaj ndeshjet për të thënë se kjo do të jetë ndeshja ime e fundit. Nuk ka shumë rëndësi fakti se për mua secila ndeshje e luajtur në stadiumet e ndryshme mund të jenë të fundit. Do të shikojmë. Edhe pse them se me siguri jemi drejt fundit, do të tërhiqem”, tha Neuer gjatë një prononcimi ditën e djeshme në Tegernsee, ku Bayern-i po zhvillon disa ditë të fazës përgatitore. A.V.

Teilen: