Milani ka blerë zyrtarisht Sankhoun Diawara nga Troyes për 3 milionë euro. Mbrojtësi qendor, datëlindja 2006, ka kryer vizitat mjekësore dhe pastaj ka zbarkuar në “Casa Milan” për të formosur kontratën me kuqezinjtë.
Diawara duhet të udhëtojë tani drejt Australisë, ku e presin shokët e skuadrës së re dhe trajneri Amorim. Milani ndodhet në Perth për fazën përgatitore në prag të sezonit të ri. Klubi italian, në komunikatën për shtyp në lidhje me këtë afrim, bën me dije se Diawara ka nënshkruar deri më 30 qershor 2031, me opsionin për zgjatje të mëtejshme.
I lindur në Paris më 13 janar 2006, Diawara është rritur futbollistikisht te të rinjtë e FC Solitaires Paris dhe CA Paris-Charenton, pastaj kaloi te Troyes. Me këtë skuadër ka debutuar në nëntor 2024, në kupën e Francës. Luan me këmbën e majtë dhe dallohet për kualitetin teknik dhe forcën fizike. Sankhoun Diawara do të mbajë fanellën me numër 13 te Milani.