Gianni Infantino u ka dhënë afat 211 federatave deri më 19 shtator për të pranuar ofertën për të nisur “privatizimin” e Botërorit. Sipas numrit një të FIFA-s nëse përgjigja e tyre vjen përpara kohës së caktuar atëherë përfitimet për cecilën federatë do të jenë më të mëdha.
Kështu nëse kompania që kërkon të ketë në pronësi Botërorin, e cila do të quhet “FIFA Forward Enterprise”, arrin qëllimin e saj brenda datës së fiksuar secila federatë do të përfitojë 40 milionë dollarë në të kundërt nëse marrëveshja do të arrihet pas 19 shtatorit kjo shifër do të jetë 10 milionë dollarë. A.V.
Teilen: