Wednesday, 29. July 2026
Sport

Lazio heq dorë nga Broja

GS 29/07/2026 1 Min. Lesezeit

Përkundër interesimit të madh dhe insistimit për transferimin e tij këtë verë, skuadra e Lazios duket se ka hequr dorë nga shërbimet e Armando Brojës.

Bëhet e ditur se Lazio ka marrë një vendim të tillë, pasi te Burnley kanë konfirmuar një lëndim të Brojës në stërvitje, i cili do ta mbajë jashtë fushe për disa javë.

Kështu që, te Lazio nuk janë të sigurt për transferimin e Brojës, i cili edhe sezonin e fundit ka pasur telashe me lëndimet.

Në fakt, Lazio i kishte bërë ofertë Burlneyt, duke kërkuar huazimin njëvjeçar të Brojës me opsionin e blerjes së tij verën tjetër.

Megjithatë, tashmë Lazio po kërkon një sulmues tjetër pasi trajneri Gennaro Gattuso ka këshilluar klubin të heq dorë nga Broja.

Sulmuesi i Shqipërisë, verën e shkuar iu bashkua Burnleyt dhe me ekipin që do të bëjë gara në Championship, ka kontratë deri në verën e vitit 2030.

Teilen: