Wednesday, 29. July 2026
Sport

Reali kontakton Cityn, bën ofertë për Rodrin

GS 29/07/2026 1 Min. Lesezeit

Më në fund, Real Madridi edhe zyrtarisht ka konfirmuar interesimin për Rodrin, pasi ka kontaktuar Manchester Cityn në lidhje me transferimin e mesfushorit.

Reali po e kërkon me çdo kusht transferimin e Rodrit këtë verë, ndërsa edhe mesfushori i Spanjës është i gatshëm për një lëvizje të tillë dhe tashmë ka njoftuar edhe Cityn.

Mësohet se klubet janë në negociatat preliminare pasi janë dakorduar se mund të negociojnë për transferimin e mundshëm të lojtarit më të mirë të Kupës së Botës 2026.

Madje, Real Madridi tashmë ka ofruar 50 milionë euro për kartonin e Rodrit, i cili ka kontratë me Cityn deri në vitin e ardhshëm.

Mbetet të shihet nëse City do ta pranojë ofertën e Realit apo do të kërkojë për lirimin e Rodrit, të paktën 100 milionë euro.

Rodri më herët ka refuzuar kalimin te PSG-ja, ndërsa në rast se Real Madridi nuk e bind Cityn, atëherë transferimin e tij do ta tentojë edhe Barcelona.

Teilen: