Wednesday, 29. July 2026
Sport

Kryeministri i Britanisë së Madhe kundër FIFA-s: Kupa e Botës nuk është në shitje!    

GS 29/07/2026 1 Min. Lesezeit

“Futbolli nuk u përket investitorëve, Kupa e Botës nuk është një produkt që duhet të hidhet në treg”.

Reagimi i menjëhershëm i Kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe, anëtarit të Partisë Laburiste, Andy Burnham, ishte i prerë dhe i ashpër kundër planit të FIFA-s për një formë privatizimi (ndoshta në duart e amerikanëve) të turneut kryesor të futbollit në botë.

Kupa e Botës, përfundon Burnham në profilin e tij X, “është gara më e madhe sportive globale, askush nuk mund ta nxjerrë atë në shitje”.

Reagimi i Kryeministrit të Londrës kujton atë të paraardhësit të tij konservator, Boris Johnson, kundër projektit të Superligës Evropiane disa vite më parë. A.V.

Teilen: