Wednesday, 29. July 2026
Sport

Europa mbush arkat e Egnatias, 1.7 milionë euro të fituara deri më tani

GS 29/07/2026 1 Min. Lesezeit

Egnatia u eliminua nga Champions League, por do të vazhdojë rrugëtimin e saj në Europë, tashmë në Europa League, aty ku do të përballet me Shamrock Rovers, në turin e tretë kualifikues.

Kampionët e Shqipërisë kanë një mundësi të artë, për të luajtur në fazën e ligës në Europa ose Conference League, një sukses historik që do të mbushte arkat e klubit nga Rrogozhina.

Deri më tani Egnatia ka siguruar plot 1.7 milionë euro nga UEFA. 1 tur kualifikues shpërblehet me 175 mijë euro, 4×175=700 mijë euro.

750 mijë euro shpërblehet pjesëmarrja në Play Off (Europa apo Conferece, Egnatia e ka të sigurt që do të luajë në Play Off) si dhe 260 mijë euro shpërblim për fitimin e titullit kampion këtë sezon.

Nëse kualifikohet në fazën e ligës së Conference League, Egnatia do të përfitonte në total 3.8 milionë euro, ndërsa një kualifikim në fazën e ligës së Europa League do të sillte në arkat e klubit një rekord prej 4.3 milionë eurosh.

Skuadra e Nevil Dedes nuk luan vetëm për lavdinë sportive në ndeshjet e ardhshme në Europë.

Teilen: