Wednesday, 29. July 2026
Sport

Dinamo- Aluminij, Daja: Besoj te kualifikimi, Elbasani më sjell fat

GS 29/07/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka folur për mediat në prag të ndeshjes së kthimit kundër Aluminij, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Conference League. Sfida e parë në Slloveni përfundoi në barazim 1-1 dhe tekniku i “bluve” beson se skuadra e tij do të arrijë kualifikimin nesër në Elbasan.

 “Sigurisht që barazimi në ndeshjen e parë është pozitiv, por mendoj se do të jetë e hapur edhe për 90 minutat e kthimit këtu në Elbasan.

Avantazhi i vetëm është se luajmë në një ambient që e njohim mjaft mirë, sepse kemi luajtur shpesh. Personalisht kam dhe pjesën e fatit dhe të fitoreve që nga koha kur kam qenë trajner i Elbasanit.

Ne mendojmë se kualifikimi do të zgjidhet brenda 90 minutave. Duke ditur barazimin e ndeshjes së parë mundet që të përgatitemi gjatë lojës për shtesat. Por besojmë se do ta zgjidhim brenda 90 minutave.

Mendoj se ndeshja do të zgjidhet nga episodet, kështu që duhet të kemi shumë kujdes dhe të bëjmë sa më pak gabime. Se dhe goli që morëm në Slloveni ishte nga një gabim yni.

Jemi të përgjegjshëm që kur ndërton nga poshtë ka dhe risk. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe në ekuilibër që të kemi sa më pak situata në portën tonë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Dinamos.

Teilen: