Wednesday, 29. July 2026
Sport

Vora përforcon mbrojtjen, zyrtarizohet Konstantinos Dionellis

GS 29/07/2026 1 Min. Lesezeit

Vora prezanton afrimin më të fundit në skuadër. Mbrojtësi i majtë grek Konstantinos Dionellis është zyrtarisht një lojtar i Vorës.

“Vora ka kënaqësinë të njoftojë se Konstantinos Dionellis është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Mbrojtësi i majtë 27-vjeçar vjen me eksperiencë nga futbolli grek, duke qenë pjesë e klubeve si Akratitos, Kifisia, Panionios dhe së fundmi Kavala.

I formuar në akademinë e Apollon, Dionellis ka ndërtuar karrierën e tij duke fituar përvojë në kategori të ndryshme të futbollit grek.

Me cilësitë e tij në krahun e majtë të mbrojtjes, besojmë se Konstantinos do të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën dhe do të kontribuojë në arritjen e objektivave të sezonit të ri”, shkruhet në njoftimin e klubi.

Teilen: