Thursday, 30. July 2026
Sport

Merkato/ Interi kërkon Jones për mesfushën, te Milani del në skenë emri i Soule

GS 30/07/2026 1 Min. Lesezeit

Lëvizje në merkaton e verës nga dy klubet e Milanos, që po përpiqen të kompletojnë grupin për sezonin e ri. Interi, në pritje të Stones, është vënë në kërkim të një mesfushori që trajneri Chivu e do sa më parë në skuadër.

Curtis Jones, i cili nuk është i lumtur në Liverpool, është një objektiv i zikaltërve. Këta të fundit kanë ofruar 25 milionë euro, por që janë larg 40 milionëve të kërkuar nga Liverpool, edhe pse bëhet fjalë për një lojtar që i skadon kontrata në 2027-ën. Gjithsesi, Interi këmbëngul dhe pritet të ketë zhvillime në këtë drejtim.

Milani, pasi dështoi në tentativën për të marrë grekun Karetsas, i cili zgjodhi Borussia Dortmund, ka vënë në shënjestër Mathias Soule. Roma kërkon 40 milionë euro për argjentinasin dhe klubet vazhdojnë bisedimet, ndërsa vetë Soule ka refuzuar disa oferta nga klubet arabe.

Teilen: