Edicioni i radhës i Europianit të atletikës është shumë pranë, ku në datat 10-16 gusht, në Birmingham, pritet që të mbahet edicioni i 27-të i këtij turneu, i cili katër vite më parë është përjetuar me shumë emocion në Shqipëri.
Luiza Gega mori medaljen e artë në garën e 3000 metrave me pengesa, duke u bërë kështu sportistja e parë kuqezi, e cila ngjitet në majën më të lartë të podit të një turneu kaq prestigjoz.
Gara epike e Gegës ka tërhequr vëmendjen të organizatorëve të turneut, të cilët e kanë listuar mes 26 momenteve magjike që kanë kijuar sportistët në edicionet e ndryshme të Europianit të Atletikës.
Në shkrim “European Athletics” cilësonte se kjo arritje e Gegës në moshën 34-vjeçare kishte qenë njëra prej sipërmarrjeve të atletes model për vendin tonë pasi në Europianin e Atletikës të mbajtur në Amsterdam në 2016 ajo kishte siguruar medaljen e parë historike të Shqipërisë në këtë turne duke marrë të argjendtë në garën e 3000 metrave me pengesa. A.V.