Kristjan Asllani pritet që ta vazhdojë karrierën në Serie A të Italisë, por jo te skuadra e Interit.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, do të jetë pjesë e Sassuolos, ekip që ka marrëveshje me Interin për huazimin e Asllanit.
Gjithçka pritet të bëhet zyrtare brenda pak ditëve, pasi edhe Asllani në parim është pajtuar të huazohet te Sassuolo.
Në fakt, Asllani nuk bën pjesë në planet e Interit dhe klubi tashmë ka njoftuar futbollistin dhe përfaqësuesin e tij për një vendim të tillë.
Sassuolo do ta ketë opsionin e blerjes së Asllanit verën e ardhshme për 10 milionë euro pasi 24-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2028.
Sezonin e fundit, Asllani ishte i huazuar në dy klube, te Torino në Itali dhe pastaj te Beshiktashi në Turqi por që të dyja nuk shfrytëzuan opsionin e blerjes së tij.