Tension te Lazio. Gjatë stërvitjes të paradites së sotme janë ndezur gjakrat në Formello, ku protagonistë ishin trajneri Gennaro Gattuso dhe Kenneth Taylor, me këtë të fundit që u dërgua në dhomën e zhveshjes para kohe. Shkak u bë një debat verbal mes të dyve.
Gjithçka nisi pas një goditjeje që mesfushori mori në një ndeshje mes grupit dhe një qortimi nga trajneri. Këto dy gjëra nuk i kanë pëlqyer Taylor, i cili e manifestoi pakënaqësinë ndaj Gattuso, por pa gjeste evidente.
Sjellja e lojtarit nuk la shije të mirë te trajneri, që iu afrua holandezit dhe i foli me tone të ashpra e më pas e nxorri nga fusha. E gjitha kjo ndodhi në një moment, kur stërvitja ishte ndërprerë. Taylor la fushën me kokën ulur dhe iu drejtua dhomës së zhveshjes.