Thursday, 30. July 2026
Sport

Kosova mirëpret elitën e xhudos në Kampin Ndërkombëtar

GS 30/07/2026 1 Min. Lesezeit

Në Pejë po zhvillohet Kampi Ndërkombëtar Stërvitor njëjavor, me pjesëmarrjen e ekipit të Kosovës dhe xhudistëve nga Ukraina, Franca, Anglia, Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Shqipëria.

Lajmi konfirmohet nga Federata e Xhudos së Kosovës.

“Gjatë këtij kampi, xhudistët po zhvillojnë stërvitje intensive në kuadër të përgatitjeve për garat e ardhshme. Kampi po mbahet nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka, së bashku me trajnerët Fatos Tabaku, Majlinda Kelmendi, Kushtrim Gashi, Tomoe Yokoyama dhe Shuusuke Fujiëara”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

Teilen: