Thursday, 30. July 2026
Sport

Fisnik Asllani sërish në listën e Barcelonës, lëndimi i Kroupit i hap rrugën kosovarit

GS 30/07/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllani po fiton gjithnjë e më shumë terren në listën e objektivave të Barcelonës për repartin ofensiv.

Lëndimi i Eli Junior Kroupi, i cili do të mungojë 3-4 muaj pas një operacioni, ka bërë që sulmuesi kosovar i Hoffenheimit të ngjitet në hierarkinë e alternativave të klubit katalanas.

23-vjeçari vlerësohet shumë nga drejtuesit e Barçës për profilin e tij si numër 9 modern, që i përshtatet stilit të lojës së Hansi Flick.

Sezonin e kaluar ai regjistroi 10 gola dhe 7 asistime, ndërsa shquhet për lojën në ajër, aftësinë me të dyja këmbët dhe presionin e vazhdueshëm ndaj kundërshtarëve.

Edhe pse objektivi kryesor mbetet Julian Alvarez, Asllani tashmë konsiderohet një opsion konkret për sulmin e Barcelonës.

Teilen: