Manchester City është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me klubin francez Lille për transferimin e mesfushorit 18-vjeçar maroken, Ayyoub Bouaddi.
Sipas raportimit të “Foot Mercato”, pas disa javësh negociatash intensive, palët kanë afruar qëndrimet dhe marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti.
Bouaddi, i cili tërhoqi vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane me paraqitjet e tij të mira me Marokun në Kupën e Botës, tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Manchester Cityn.
Trajneri i klubit anglez, Enzo Maresca, e konsideron mesfushorin si një nga objektivat kryesorë për të përforcuar skuadrën, në prag të largimit të mundshëm të Rodrit drejt Real Madridit.
Maresca është bindur nga inteligjenca taktike e Bouaddit dhe aftësia e tij për t’i rezistuar presionit në lojë.
Edhe pse aspekti financiar i transferimit është pothuajse i përfunduar, palët ende po negociojnë formulën e marrëveshjes.
Lille dëshiron që lojtari të rikthehet në huazim për edhe një sezon, ndërsa Manchester City synon ta ketë Bouaddin menjëherë në dispozicion për sezonin e ri.