Thursday, 30. July 2026
Sport

FBK-ja ‘pranon’ gabimin, rikthen Vëllaznimin në Superligë përmes “Wild Card”

GS 30/07/2026 4 Min. Lesezeit

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka pranuar pjesëmarrjen e Vëllaznimit në Superligë përmes ftesës së ashtuquajtur “Wild Card”, pas mbledhjes së mbajtur të enjten.

Klubi gjakovar kishte rënë nga Superliga në xhiron e fundit, megjithëse kishte pikë të njëjta sa edhe Rahoveci e Sigal Prishtina. Për shkak të propozicioneve të garave që nuk ishin sqaruar mirë, e të cilat favorizonin Vëllaznimin, klubi u largua nga liga duke paralajmëruar ankesë në FBK, në KAS dhe padi në gjykatë.

Pasi Drita nuk plotësoi kushtet për të garuar në Superligë, vendi bosh sipas Bordit të FBK-së, do të përmbushet me aplikimin e Vëllaznimit përmes “Wild Card”, që duket si një favor i Federatës për gabimin e bërë me propozicione.

Bordi i FBK-së, në mbledhjen e fundit, miratoi Propozicionet e Garave për edicionin garues 2026/27, kalendarët e garave për ProCredit Superligën, Superligën e Femrave dhe Ligën e Parë
të Meshkujve për edicionin garues 2026/27.

“Vendoset që taksat aktuale për personat zyrtarë të mbeten në fuqi për të gjitha kategoritë dhe në të dy konkurrencat për edicionin garues 2026/27. Miratohet modeli i mbështetjes financiare të FBK-së për pagesën e taksave të personave zyrtarë në garat e kategorive të reja për edicionin garues 2026/27, sipas të cilit:
• FBK do të mbulojë 100% të pagesave për personat zyrtarë të ndeshjeve për klubet e vajzave në të gjitha kategoritë e reja;
• Për klubet e djemve, FBK do të mbulojë 100% të pagesave për ekipin kampion në fuqi, 50% për ekipin nënkampion dhe 25% për secilin nga dy ekipet tjera
finaliste. Miratohet që afati kalimtar për paraqitjen e lojtarëve të kategorive të reja të jetë deri më 15
shtator 2026”, shkruan në vendimin e Bordit.

Në fuqi do të mbetet vendimi i Bordit i mbledhjes së 15 korrikut, për kotizimin, me tarifat e miratuara për sezonin garues, duke refuzuar ankesat e klubeve.

“Miratohet fondi i shpërblimeve për edicionin garues 2026/2027, si në vijim:
ProCredit Superliga – 34,000 Euro
• Kampioni, nënkampioni dhe dy gjysmëfinalistët e Play-off-it – 24,000 Euro;
• Fituesi i Kupës së Kosovës – 10,000 Euro.
Superliga e Femrave – 34,000 Euro
• Kampionja, nënkampionja dhe dy gjysmëfinalistet e Play-off-it – 24,000 Euro;
• Fituesja e Kupës së Kosovës – 10,000 Euro.
11. Pas shqyrtimit të kërkesave dhe ankesave të klubeve, si dhe duke vlerësuar interesin e zhvillimit
të basketbollit dhe plotësimin e kushteve të përcaktuara nga aktet normative të FBK-së, Bordi
vendosi:
• Miratohet kërkesa e KB Kosovari për pjesëmarrje në Ligën e Parë të Meshkujve për edicionin
garues 2026/27, duke marrë parasysh gatishmërinë e klubit për të vazhduar garimin,
stabilitetin organizativ dhe financiar, angazhimin në zhvillimin e kategorive të reja, si dhe
plotësimin e kushteve infrastrukturore për zhvillimin e ndeshjeve si vendas.
• Miratohet kërkesa e KB Peja B për pjesëmarrje në Ligën e Parë të Meshkujve për edicionin
garues 2026/2027, duke vlerësuar projektin zhvillimor të klubit për themelimin e ekipit “B”,
me qëllim të zhvillimit të basketbollistëve të rinj dhe krijimit të një ure lidhëse ndërmjet
kategorive të reja dhe ekipit të parë, si dhe kapacitetet organizative, infrastrukturore dhe
financiare të klubit për administrimin e ekipit në përputhje me rregulloret e FBK-së.
• Refuzohen njëzëri ankesat e klubeve lidhur me tarifat e reja të kotizimit, duke mbetur në
fuqi vendimi i Bordit të datës 15 korrik 2026, për tarifat e miratuara për sezonin garues
2026/27.
12. Vazhdohet mandati i Komesarëve të Garave dhe i anëtarëve të Komisionit të Garave dhe
Komisionit të Nominimit.
13. Miratohet Rregullorja për Licencimin e Trajnerëve për edicionin garues 2026/27”, shkakun tutje në vendimet e Bordit të FBK-së.

Teilen: