Thursday, 30. July 2026
Sport

Prezantohet Vojvoda: Udinese, një klub ambicioz

GS 30/07/2026 1 Min. Lesezeit

Mërgim Vojvoda u prezantua zyrtarisht si lojtar i Udineses. Futbollisti kosovar, i cili u transferua nga Como, shprehu vendosmërinë e tij për të pasur sukses me Udinesen.

 “Dua t’i falënderoj të gjithë për fjalët e mira dhe dua t’ia shpërblej klubit besimin e treguar ndaj meje, duke dhënë gjithmonë maksimumin. Jam këtu për të ndihmuar trajnerin dhe klubin, dhe dua të kem sa më shumë sukses.

 Jemi ende në fillim dhe po punojmë shumë fort sepse duhet të hedhim themelet. Do të shohim se sa larg mund të shkojmë, duke e marrë një ndeshje pas tjetrës. Jam shumë ambicioz; Udinese është një klub i madh dhe është e drejtë të kesh ambicie të mëdha, veçanërisht në një sezon kur festohet 130-vjetori i klubit.

 “Jam i lumtur të luaj kudo që trajneri e sheh të arsyeshme. Më pëlqen të fitoj dhe të bëj atë që nevojitet për të ndihmuar skuadrën”, ka thënë mes të tjerash Vojvoda.

Teilen: