Moussa Wague është blerja më e re e Elbasanit. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, klubi verdheblu ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit senegalez.
27-vjeçari është një lojtar me eksperiencë, që është aktivizuar me disa klube në Europë, mes të cilave: Barcelona B, Nice, PAOK, HNK Gorica. Së fundmi ai ka qenë pjesë e Panserraikos në Greqi.
Wague ka luajtur 22 ndeshje me kombëtaren e Senegalit, madje ka shënuar edhe 1 gol.
Teilen: