Dinamo City e Tiranës ka bërë vend në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Skuadra që për trajner e ka Ilir Dajën, të enjten në Elbasan fitoi 3:0 ndaj skuadrës sllovene Aluminij. Pasi ndeshja e parë përfundoi 1:1, Dinamo avancoi nga raundi i dytë kualifikues. Lorenco Vila, Klevi Qefalija dhe Fabjan Perndreca i shënuan golat për skuadrën tiranase.
Dinamo në raundin e parë kualifikues e eliminoi skuadrën e njohur nga Kazakistani, Astana.
Teilen: