“Të bashkohesha me një klub si Genoa dhe një kampionat si Seria A ishte një objektiv për mua”. Këto janë fjalët e para të Mario Mitajt, i cili largohet nga Al Ittihad për të mbërritur në radhët e skuadrës italiane në formë huazimi me mundësi blerje.
Në komunikatën e klubit për mbrojtësin kuqezi, nër të tjera thuhet:
I lindur më 6 gusht 2003 dhe i stërvitur në akademinë rinore të AEK Athine, Mitaj, me shtetësi të dyfishtë, i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në mjediset, krenohet me një CV ndërkombëtare. Ka bërë 32 paraqitje për ekipin kombëtar të Shqipërisë, duke filluar në Kampionatin Evropian 2024. Me klubet ku ka luajtur, ai ka bërë 142 paraqitje në ligat greke, ruse dhe saudite, si dhe në kupat vendase dhe kontinentale. Në Arabinë Saudite fitoi kampionatin dhe Kupën e Mbretit në sezonin sportiv ’24/25′.