Disa media po raportojnë një lëvizje bombastike në merkaton e verës.
Vinicius Jr., raportohet se ka arritur marrëveshje në parim me Arsenalin.
Ka disa ditë që po aludohet një transfer i tillë, me “Gooners” që ka kohë që kanë shprehur interesim për brazilianin.
Lëvizja vjen pas raportimeve të Marca-s që “Mbretërit” i kanë dhënë ultimatium sulmuesit që ose të rinovojë kontratën e pandryshueshme, ose ta lërë.
Në rast të refuzimit, klubi madrilen është i gatshëm ta shesë brazilianin gjatë kësaj vere.
Teilen: