UEFA ka njoftuar se arbitri i ndeshjes mes Shamrock Rovers dhe Egnatia do të jetë Andris Treimanis.
Arbitri nga Letonia do të jetë kryesori i këtij dueli, i cili do të luhet më 4 gusht në Dublin.
Për 41-vjeçarin kjo ndeshje nuk do të jetë e para këtë sezon pasi UEFA i ka besuar edhe sfidën mes Heart of Midlothian FC dhe SK Sturm Graz të vlefshme për turin paraeliminator të Champions League. A.V.
Teilen: