Sirenat e Spartakut të Moskës nuk kanë shpërqëndruar Mirlind Dakun. Sulmuesi i Rubin Kazan ka gjetur golin e parë në sezonin e ri të Premier League ruse në javën e dytë të këtij turneu.
Sulmuesi shqiptar ka qenë autori i golit të dytë të Rubin Kazan, i cili fitoi në transfertë 2-1 përballë Akron Togliatti.
Daku përfitoi nga një pasim i gabuar në zonën e kundërshtare të mbrojtëse të ekipit në fjalë duke u kthyer rrufeshëm drejt portës rivale për të shënuar golin e dytë, i cili do të kishte vlerën e tri pikëve.
Me këtë performancë Daku konfirmoi momentin e mirë si dhe famën e goleadorit, e cila duket se do të shtyjë Spartakun e Moskës për të paguar 11 milionë euro për shërbimet e sulmuesit. A.V.