Saturday, 1. August 2026
Sport

Play-off i Kupës së Botës “Brazil 2027” për vajza/Ndeshjet e raundit të parë, Shqipëria e nis në shtëpi

GS 01/08/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e vajzave do të luajë në muajin tetor dy sfida vendimtare ndaj Uellsit, të vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës “Brazil 2027”. Pas konfirmimit të datave, janë zyrtarizuar edhe stadiumet ku do të zhvillohen dy përballjet.

Takimi i parë do të luhet më 9 tetor 2026 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku vajzat kuqezi do të synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Katër ditë më vonë, më 13 tetor, Shqipëria do të luajë ndeshjen e kthimit në transfertë, në stadiumin “Parc y Scarlets” në Llanelli të Uellsit, ku do të vendoset skuadra që do të vijojë rrugëtimin drejt raundit të dytë.

Dy sfidat ndaj Uellsit përfaqësojnë një moment të rëndësishëm për futbollin e vajzave në Shqipëri, me Kombëtaren kuqezi që synon të shkruajë një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e saj, duke mbajtur gjallë ëndrrën e një kualifikimi historik në fazën finale të Kupës së Botës “Brazil 2027”.

Teilen: