Sunday, 2. August 2026
Sport

“Vritini shqiptarët”, thirrje skandaloze në UFC Beograd gjatë hyrjes së luftëtarit shqiptar të MMA-së (Video)

GS 02/08/2026 2 Min. Lesezeit

Mbrëmja e UFC-së në Beograd është shoqëruar me një incident të rëndë, pasi një pjesë e tifozëve në arenë kanë lëshuar thirrje antishqiptare në momentin kur luftëtari amerikan me origjinë shqiptare, Dennis Buzukja, hyri në oktagon duke mbajtur flamurin kombëtar shqiptar.

Atmosfera u tensionua që në hyrjen e sportistit, ndërsa nga tribunat u dëgjuan brohoritje fyese dhe slogane urrejtjeje ndaj shqiptarëve. Sipas raportimeve të mediave që ndoqën aktivitetin, një pjesë e publikut brohoriti edhe thirrjen: “Vritini shqiptarët”, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

NEWS  Anis Mehmeti më i shtrenjti, Broja zbret nga “podiumi”! Ja sa vlejnë lojtarët e Shqipërisë të grumbulluar për duelin ndaj PolonisëPavarësisht atmosferës armiqësore, Buzukja zhvilloi duelin e tij në kategorinë featherweight përballë sllovenit Bogdan Grad. Pas një ndeshjeje të fortë, gjyqtarët i dhanë fitoren Gradit.

Megjithatë, incidenti në tribuna mori po aq vëmendje sa edhe përballja sportive, duke rikthyer debatin mbi gjuhën e urrejtjes dhe sjelljen e tifozëve në ngjarje ndërkombëtare sportive. Pamjet e hyrjes së Buzukjas me flamurin kuqezi dhe reagimi i një pjese të publikut në Beograd janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

@24chasa.mk ТЕНЗИЧНО НА УФЦ ВО БЕЛГРАД: Ечеше „Уби, уби Шиптара“ – Бузукја во салата влезе со албанско знаме УФЦ вечерта во Белград донесе жестока атмосфера и во октагонот и на трибините. Американскиот борец со албанско потекло Денис Бузукја во арената влезе со албанско знаме, по што дел од публиката скандираше „Уби, уби Шиптара“. Екипата на 24часа ексклузивно обезбеди видео од моментите кои предизвикаа големо внимание во арената. По неизвесната борба во перолесна категорија, домашниот миленик Богдан Град беше прогласен за победник. Публиката бурно го прослави неговиот триумф, а атмосферата во белградската Арена остана вжештена до самиот крај на мечот. ♬ Heart Racing – David Chappell

Teilen: