Monday, 3. August 2026
Sport

Enea Jorgji vendos drejtësi në Conference League

GS 02/08/2026 1 Min. Lesezeit

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në ndeshjen Debrecen-FC Copenhagen, e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Conference League.

Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes që do të luhet të enjten në orën 19:00 në Hungari, ndërsa Denis Rexha dhe Xhulio Mani do të jenë asistentët e tij.

Gjyqtari i katërt i takimit do të jetë Olsid Ferataj, ndërsa Albert Doda do të jetë asistent në VAR.

Ky është vlerësimi i radhës nga UEFA për arbitrat shqiptarë, që çdo javë kanë gjykuar ndeshje në kompeticionet europiane.

Teilen: