Sunday, 2. August 2026
Sport

Zbulohet paga marramendëse e Gianni Infantino-s, nëse plani i tij do të bëhej realitet

GS 02/08/2026 2 Min. Lesezeit

Një raport i shtypit britanik ka publikuar pagën surprizë për Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, në projektin “FIFA Forward Enterprise”

Raporti i shtypit britanik ka zbuluar një surprizë lidhur me pagën e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në projektin “FIFA Forward Enterprise”.

Infantino do të merrte një pagë prej më shumë se 30 milionë eurosh, në sajë të planit të tij për projektin “FIFA Forward Enterprise”.

NEWS  Aksident i frikshëm mes tre makinave, 7 persona të plagosur, nisen me urgjencë drejt spitalitIdeja ishte e thjeshtë. Infantino donte të shiste 20% të të drejtave të Kupës së Botës përmes kompanisë “FIFA Forward Enterprise” të FIFA-s, një veprim që do të kishte gjeneruar rreth 3.65 miliardë euro për organizatën.

Ky plan u kritikua ashpër, raportoi gazeta, përpara se të braktisej përfundimisht.

Infantino ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk do të donte të pasurohej personalisht. Media të ndryshme tani e vënë në dyshim këtë pretendim pas rrjedhjeve të reja të informacionit rreth pagës së tij. /Mapo.al/

NEWS  Kthesë e fortë financiare nga 1 maji, kjo shenjë e horoskopit hyn në periudhë të artë“The Times” e vendos shifrën në të paktën 30 milionë euro. Kjo e tejkalon pagën e tij të zakonshme prej 3 milionë eurosh si president i FIFA-s. /Mapo.al/

Teilen: